MENU
klinika

Almanak

Çfarë ka ndodhur më 11 mars?

11.03.2019 - 08:07

537 – Ostrogotët rrethojnë Romën (rrethimi i parë që zgjati një vit). Forcat që mbronin qytetin komandoheshin nga gjenerali iliro-romak Flavius Belisarius. Roma ishte shumë e madhe për t’u rrethuar plotësisht fizikisht, kështu, gotët ngritën shtatë kampe duke bllokuar portën kryesore dhe rrugët për qasje në qytet; pastaj ata bllokuan ujësjellësin, duke bërë që mullinjtë e drithrave të mos punonin. Belisarius, për ballë këtij problemi, ndërtoi mullinj lundrues në lumin Tiber. Por vështirësitë për qytetarët rriteshin çdo ditë. Belisarius i shkroi një letër perandorit iliro-romak Justinian, duke kërkuar përforcime: “…banorët e Romës nuk do të hezitojnë për të zgjedhur udhën e cila është më e mirë për interesat e tyre…për më tepër, romakët do të detyrohen nga uria për të bërë shumë gjëra që preferonin të mos i bëjnë”. Nga frika e ndonjë tradhtie të mundshme, Belisarius morri masa ekstreme; ai shkarkoi Papa Silveriusin nën dyshimin se kishte hyrë në bisedime me gotët; gjithashtu, Belisarius dha urdhër që çelësat e portave të qytetit të ndërroheshin dy herë në muaj dhe shtoi patrullat gjatë natës. Rrethimi zgjati 1 vit, dhe gotët u tërhoqën.

928 – Trpimir II vjen në fronin kroat. Dinastia Trpimir (lat.Trepimero), ishte themeluar nga Trpimir i parë në vitin 845. Ai quhej Dukë (lat. duce, udhëheqës) dhe arriti t’i zgjerojë zotërimet kroate duke shfrytëzuar grindjet dhe rivalitetet mes fiseve vendase ilire dhe konfliktet franko – bizantine në rajon.

1665 – Kolonia e Nju Jorkut miraton kodin e ri që u garantonte protestantëve të drejtat fetare.

1669 – Vullkani Etna në Itali shpërthen duke shkaktuar vdekjen e 15 mijë njerëzve për rreth Katanias, Sicili.

1702 – Botohet gazeta e parë britanike “Daily Courant”. Gazeta përbëhej nga një fletë e vetme, me lajme në njërën faqe dhe me reklama në faqen tjetër. Botuesja Elizabeth Mallet tha se gazeta do të sillte vetëm lajme, pa komente, pasi lexuesit ishin aq në gjendje për gjykuar vetë rreth asaj që lexonin.

1789 – Benjamin Banneker dhe Pierre “Peter” Charles L’Enfant fillojnë planet për ndërtimin e kryeqytetit amerikan (Uashington DC.). L’Enfant ishte francez amerikan, arkitekt; Banneker, ndihmësi i tij, ishte zezak. Sipas një gojëdhëne, kur L’Enfant u përjashtua nga projekti (me urdhër të presidentit Uashington) ai mori me vete edhe skicat e projekteve. Por Banneker provoi se kishte aftësi të rralla; bazuar në kujtesën e tij, Bannaker mundi të riprodhonte thuajse të gjithë planimetrinë e kryeqytetit, dhe punimet vazhduan pa ndihmën e L’Enfantit.

1918 – Moska bëhet kryeqytet i Rusisë së revolucionit.

1935 – Hermann Goering shpall zyrtarisht krijimin e Forcës Ajrore gjermane, Luftwaffe.

1942 – Paris, Francë – Nazistët fillojnë procesin e transportit të njerëzve për në kampin e përqendrimit Auschwitz.

1982 – Menachem Begin dhe Anwar Sadat nënshkruajnë traktat paqeje Izrael – Egjipt, në Uashington DC.

1986 – Mbushen 1 milionë ditë nga koha kur sipas legjendës, Romuli themeloi Romën (21 mars 753 pes).

1997 – Hiri i trupit të krijuesit të serialit televiziv fanta-shkencë, Star Trek, Gene Roddenberry, vdekur disa vite më parë, dërgohet në hapësirë.

2013 – Referendum mbi sovranitetin e Ishujve Falkland: 99,8 % e banorëve të ishujve zgjedhin të mbeten Territor i Britanisë.

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe