MENU
klinika

Almanak

Çfarë ka ndodhur me 4 mars?

04.03.2019 - 08:14

51 – Neroni, Perandori i ardhshëm romak, merr titullin “princeps iuventutis” (kryetar i rinisë).
852 – Duka kroat Trpimir nënshkruan një ligj – ky është dokumenti i parë ku emri “kroat” gjendet i shkruar në burimet historike

1789 – Kongresi i SHBA-së shpall fuqizimin e kushtetutës, në bazë të së cilës, Xhorxh Uashington u zgjodh president i vendit.

1790 – Franca ndahet në 83 departamente administrative në përpjekje për të hequr varësinë rajonale bazuar në pronësinë e tokës nga familjet fisnike.

1793 – Presidenti Uashington fillon mandatin e dytë dhe mban fjalimin më të shkurtër të përurimit (133 fjalë). Fjalimi më i gjatë i përurimit (8443 fjalë) u mbajt në vitin 1841 nga presidenti William Henry Harrison, i cili vdiq si pasojë e qëndrimit të gjatë në mot të ftohtë duke mbajtur këtë fjalim për 1 orë e 40 minuta.

1849 – Shtetet e Bashkuara këtë ditë mbetën pa president; mandati i presidentit James Polks përfundoi të dielën; presidenti i zgjedhur Zachary Taylor nuk mund të betohej të dielën – dhe Senatorit David Atchison (president për raste të tilla) i kishte mbaruar mandati senatorial një ditë më parë.

1911 – Victor Berger nga Wiskonsin bëhet kongresmeni i parë socialist në SHBA.

1923 – Botohet artikulli i fundit i Leninit në gazetën Pravda ku ai paralajmëron rreth burokracisë së kuqe.

1926 – Kryeministri-diktator grek Theodor Pangalo (me prejardhje shqiptare) shpërndan shoqatat greke që kërkonin aneksimimin e “Epirit të veriut” dhe i kthen Shqipërisë 60 fshatra shqiptare pranë Korçës.

1945 – Finlanda i shpall luftë Gjermanisë naziste.

1949 – Këshilli i Sigurimit i OKB-së rekomandon anëtarësimin e Izraelit.

1954 – Spitali Peter Bent Brigham, në Boston, Massachusetts, shpall transplantin e parë të suksesshëm të veshkave.

1966 – John Lennon thotë se “Ne (Bitëllsat) jemi më popullorë se Jezusi”

1995 – SHBA – një djalë adoleshent merr një “sy Bionik” në një spital të Uashingtonit.