MENU
klinika

Almanak

Çfarë ka ndodhur më 7 mars?

07.03.2019 - 08:09

322 pes – Vdiq Aristoteli, filozof – lindur (384 pes) në Stagira pranë kufirit me Maqedoninë; i ati ishte mjek i familjes mbretërore të Filipit të Maqedonisë. Edhe Aristoteli shkoi në shkollë për mjekësi dhe më pas u dërgua në Athinë për të studiuar filozofi me Platonin. Kur Platonit vdiq, Aristoteli kishte shpresuar se do të merrte drejtimin e Akademisë dhe kur kjo iu mohua, pasi nuk ishte vendas, u vetëmërgua duke udhëtuar nëpër vendet e Azisë së vogël. Aristoteli u kthye në Maqedoni në vitin 338 pes, dhe u bë mësues i Aleksandrit të Madh.

Kur Aleksandri pushtoi Athinën, Aristoteli u kthye në Athinë dhe krijoi një shkollë të tij, të njohur si Liceu. Pas vdekjes së Aleksandrit, Athina ngriti krye kundër sundimit maqedonas, dhe jeta e Aristotelit u bë e pasigurt. Për të shmangur dënimin e mundshëm me vdekje, si përkrahës i Aleksandrit, ai iku në ishullin Eube, ku edhe vdiq.

161 – Vdiq Perandori romak Antoninus Pius; ai pasohet në post nga dy bashkë – perandorët Marcus Aurelius dhe Lucius Verus, një marrëveshje e paparë politike deri atëherë në Perandorinë Romake. Antoninus Pius është konsideruar si një nga “Pesë Perandoret e mirë” në historinë romake. Ai besonte se Perandoria nuk kishte nevojë për zgjerim ose pushtime të reja. Antoninus ishte për paqe dhe thoshte se parapëlqente të shpëtonte jetën e një qytetari të vetëm se sa të vriste 1 mijë armiq.

321 – Perandori romak Konstandini i madh shpall “Solis Invicti” (ditën e diellit, ditën e diel, të dielën) si ditë pushimi në të gjithë perandorinë.

1530 – Kërkesa e mbretit anglez Henry VIII për divorc hidhet poshtë nga Papa. Pas kësaj Henry deklaroi se ai dhe jo Papa, është kreu suprem i kishës së Anglisë.

1573 – Venediku dhe perandoria osmane nënshkruajnë një traktat paqeje, në bazë të të cilit Qiproja bëhet terriror osman, dhe Venecia i paguan perandorisë nje haraç 300 mijë dukatesh.

1644 – Në Massachusetts krijohet legjislatura e parë me dy dhoma në kolonitë britanike

1799 – Themelohet Instituti Mbretëror Britanik, i përkushtuar për kërkime shkencore dhe arsimore.

1887 – Hapet Mësonjëtorja e Korçës, shkolla e parë në gjuhën shqipe (quhet e para ndoshta sepse për herë të parë mësimi shqip kryhet në mënyrë të organizuar dhe në bazë të një programi mësimdhënës). Mësonjëtorja kishte fillimisht 35 nxënës me 4 klasa mësimi dhe 1 klasë përgatitore. Lëndët ishin shkrimi, këndimi, gramatika e gjuhës shqipe, historia, gjeografia, aritmetika, dituria natyrore dhe edukimi fizik. 7 marsi festohet si dita e mësuesve shqiptarë Shkolla të tjera u hapën sipas këtij shembulli në mbarë trojet shqiptare. Vetë Mësonjëtorja e Korçës qëndroi e hapur për gati 15 vjet. Drejtues të saj ishin figura të njohura të Rilindjes shqiptare si, Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi, etj.

1936 – Hitleri shkel Traktati i Versajës, duke dërguar trupa në Rhineland

1941 – Lufta e italo-greke. Italianët thyhen; 50-mijë ushtarë britanikë zbarkojnë në Greqi; një pushtim gjerman i Greqisë ishte i pashmangshëm; për Gjermaninë, pushtimi i Greqisë nuk ishte aq shumë për të ndihmuar italianët sesa për të mbrojtur fushat naftë-mbajtëse rumune dhe krahun jugor për pushtimin e planifikuar të Bashkimit Sovjetik. Gjermania pushtoi Jugosllavinë dhe Greqinë më 6 prill të vitit 1941. Më 23 prill ushtria greke u dorëzua; mbreti George II i Greqisë dhe qeveria e tij u ikën në Kretë; 50-mijë trupa britanike, australiane, Zelanda e Re dhe polake u evakuuan; të gjitha tanket e tyre, pajisjet e rënda dhe kamionët u braktisën; disa grupe të vogla, të izoluara, dhe individë mbetën pas në Greqi; shumë u fshehën me ndihmën e popullatës vendase; të tjerë u kapën nga gjermanët; 3700 ushtarë aleatë dhe më shumë se 15.000 ushtarë grekë u vranë në luftime.

Pas dorëzimit grek, Gjermania, Italia dhe Bullgaria e ndanë Greqinë në tri zona okupimit. Gjermania dhe Italia së bashku mbajtën Athinën. Në shtator 1941, vetë kryeministri britank Churchill do të shprehej se zbarkimi i trupave aleate në Greqi ishte gabim strategjik.

1945 – Krijohet qeveria Jugosllavia e Titos – sipas marrëveshjes me qeverinë mbretërore jugosllave në mërgim dhe me ndërmjetësimin britanik. Krijimi i qeverisë së Titos ishte penguar a vonuar për shkak të kundërshtimeve të mbretit jugosllav Peter II. Konferenca e Jaltës në vitin 1945 rekomandoi që marrëveshja të zbatohej menjëherë dhe mbreti u detyrua të tërhiqej.

Meli Qena: Është peridha më e ndritshme e jetës time

40 vjetori i themelimit të Teatrit ‘Dodona’

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!