26.03.2019 - 09:17
Martti Ahtisari, ish-presidenti finlandez dërgoi 12 vite më parë raportin përfundimtar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
Në këtë raport, theksohej se Kosova duhej bërë e pavarur dhe të shkëputet nga okupimi i regjimit serb.
Këtë pako, e cila njihej ndryshe si ‘Pakoja Ahtisaarit’ e kundërshtonin me forcë serbët.
Rusia bëri deklarata që mund të interpretohen si kundër pavarësisë, por nuk përmendi përdorimin e vetos.
Tri ditë më vonë, më 29 mars 2007, Parlamenti Evropian miratoi një rezolutë me 490 vota pro, 80 kundër dhe 87 abstenime, ku shprehej përkrahja për pavarësinë e mbikëqyrur për Kosovën.