Duhani është i lidhur me shumë probleme shëndetësore. Përdorimi i duhanit mund të sjell:
-Varësi nga duhanit;
-Sëmundja Orale;
-Rreziqet riprodhuese dhe zhvillimore;
-Mund të çojë në varësinë nga nikotina;
-Shkakton kancerin e gojës, ezofagun (gypi që lidh fytin me stomakun ), dhe pankreasit (gjëndër që ndihmon me tretje dhe mbajtjen e nivelit të duhur të sheqerit në gjak);
-Është i lidhur me sëmundjet e gojës;
-Mund të rrisë rreziqet për lindje të hershme dhe problemet e mushkërive kur përdoret gjatë shtatzënisë;
-Mund të shkaktojë helmim nga nikotina tek fëmijët;
-Mund të rrisë rrezikun për vdekje nga sëmundjet e zemrës dhe sulmet në zemër;
-Përdorimi i produkteve të duhanit mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore.
Për shkak se të rinjtë që përdorin duhan mund të bëhen të varur nga nikotina, ata mund të kenë më shumë gjasa të bëhen edhe duhanpirës.
Shumë produkte të duhanit përmbajnë kimikate që shkaktojnë kancer.
Kimikatet më të dëmshme janë nitrosaminat, të cilat formohen gjatë rritjes së duhanit, fermentimit dhe tharjes e duhanit. Sasia e këtyre kimikateve ndryshon sipas produktit.
Sa më i lartë niveli i këtyre kimikateve, aq më i madh është rreziku për kancerin.
Kimikate të tjera që gjenden në duhan gjithashtu mund të shkaktojnë kancer.
Këto përfshijnë:
-Një element radioaktiv (polonium-210) gjendet në plehrat e duhanit;
-Kimikatet e formuara kur duhani thahet me nxehtësi (hidrokarburet polikarbonike aromatike – të njohura gjithashtu si hidrokarburet aromatike policiklike);
-Metale të dëmshme (arsenik, berilium, kadmium, krom, kobalt, plumb, nikel, zhivë);
-Duhani shkakton kancerin e gojës, ezofagut dhe pankreasit dhe Sëmundje Orale;
-Duhani mund të shkaktojë arna të bardha ose gri brenda gojës (leukoplakia) që mund të çojnë në kancer;
-Mund të shkaktojë sëmundje të mishit të dhëmbëve, prishjen dhe rënien e tyre;
-Rreziqet riprodhuese dhe zhvillimore;
Përdorimi i duhanit gjatë shtatzënisë mund të rrisë rrezikun për lindje të hershme dhe problem të mushkërive.
Nikotina në produktet e duhanit që merret gjatë shtatzënisë mund të ndikojnë se si truri i një foshnje zhvillohet para lindjes
Përdorimi i duhanit rrit rrezikun për vdekje nga sëmundjet e zemrës dhe goditja në tru.