08.03.2019 - 14:37
Sipas autoritetit komëtar të statistikave “Elstat”, ekonomia greke për 2018 ka pësuar një rritje me 1.9%.
Ndërkohë që parashikimet e qeverisë ishin për një rritje 2.1%.
Luhatjet e ekonomisë:
-Në tremujorin e katërt ekonomia pësoi një rënie 0.1% në raporti me tremujorin e tretë
-Ndërkohë pësoi një rritje me 1.6% në raport me të njëjtën periudhë të vitit 2017
Greqia doli nga plani ndihmës për ekonominë në gusht, tetë vite e gjysmë pasi kërkojë asistencën ndërkombëtare për të mos falimentuar financiarisht.