MENU
klinika

"Shqiptarët në dietë"

Çfarë po ndodh me importin e sheqerit në vendin tonë?

21.03.2019 - 14:24

“Tek shqiptarët po përhapet obeziteti”, kështu bëhet me dije te anketa e fundit e realizuar nga Instituti i Statistikave.

Kjo sipas të dhënave të fundit vjen për shkak të kequshqyerjes dhe mungesës së aktivitetit fizik.

Çfarë ka ndodhur me importet e sheqerit dhe ëmbëlsirave në 2018?

-Gjatë 2018, importi ka pësuar rënie për herë të parë pas shumë vitesh në të cilat shënonte vetëm rritje.

-Gjatë 2018, janë importuar rreth 55.600 ton sheqer
-Në 2017, importi i sheqerit ishte rreth 34% më shumë se në 2018
-Në 2018 sasia e sheqerit të importuar në total kap vlerën e 3.3 miliardë lekësh ose e thënë ndryshe 26.4 mln euro

-Në 2017, në Shqipëri janë importuar rreth 83.880 ton sheqer dhe ëmbëlsira.

Studimi i ISHP dhe INSTAT:

-Sipas këtij, sëmundjet e popullatës që vijnë prej kequshqyerjes ishin në nivele të larta

Të dhënat nga INSTAT:

-45% e femrave në moshën 15-49 vjeç janë mbipeshë ose obeze
-53% e meshkujve në moshën 15-49 vjeç janë mbipeshe ose obezë
-4% e femrave 15-49 vjeç janë të dobëta
-Gjysma e femrave 15-49 vjeç kanë peshë normale

Arsyet e përhapjes së obezitetit te burrat dhe gratë në Shqipëri:

-Kequshqyerja
-Mungesa e aktivitetit fizik

Sipas anketës shqiptarët janë konsumues të rregullt të pijeve me sheqer. Për të vlerësuar nivelin e konsumit të pijeve me përmbajtje të lartë të sheqerit, të anketuarit u pyetën nëse kishin pirë lëngje të buta me sheqer të shtuar 7 ditë para sondazhit.

Të dhënat:

-Femrat e moshës 15-49 vjeç kishin pirë 1 ose 2 pije të buta
-32% kishin pirë 3-6 pije
-6% kishin pirë 7 pije
-36% raportuan se nuk kishin pirë pije me sheqer

-37% e grave konsumojnë perime rregullisht
-14% e burrave konsumojnë perime rregullisht

Një tjetër faktor që ndikon në përhapjen e obezitetit tek meshkujt dhe femrat në Shqipëri është mungesa e aktivitetit fizik.

Të dhënat:

-Sipas anketës 80% e shqiptarëve nuk kryejnë asnjë aktivitet fizik