MENU
klinika

Nga Salih Mehmeti

Cilado të ishin motivet e bombardimeve të NATO-s, ato shkatërruan mini-imperializmin serb

25.03.2019 - 00:20

Për mu bombardimet e NATO-s kanë përfundue në momentin kur nuk u pranue ideja e Wesley Clark-it që Aleanca me i çepu ushtrisë jugosllave mu në zemër të saj, në Vojvodinë, që praktikisht kish me e nihilizu ushtrinë jugosllave.

Brenda meje flen nji “wardog” si gjenerali Mcmaster që ankohet pse tomahowkat amerikane nuk kanë shkatërrue ma shumë tankse, artileri e infrastrukturë ushtarake serbe.

Nejse, përtej të menduemit dëshiror te secilit prej neve, kapacitetet ushtarake angloamerikane nuk janë tonat që ne me iu diktu vullnetin çka me bombardu e çka jo.

Kapitulli i historisë shqiptare patjetër se e ka faqe nderi arritjen që fuqia ma e madhe ushtarake e botës i doli përkrah popullit tonë.

Mini-imperializmi serb âsht shk**dhy edhe si ide. Kjo mjafton! Grandomania jugosllave që besonte se krejt Evropa i detyrohej bythës së serbëve për do batare pushkësh t’partizanëve, se fryma “metropolitane” beogradase ishte arketip i modernitetit, se ushtria jugosllave ishte e 4-ta në Evropë, etj, etj, e pa vetën të gjunjëzueme para nji fuqie ajrore që edhe me manovra qejfi i kthente në zero doktrinat e “mbrojtjes”.

Keq që tash e sa kohë perceptimet tona për NATO-n, Amerikën, bombat e 99’ës, helmatisen prej pisllëqeve të lleftizmit idiot, prej ultraliberalëve, prej llumit islamik.

kolana e librave

Sa e sa njerëz besojnë që Amerika e paska bombardue Jugosllavinë veç pse industritë automobilistike amerikane paskan qenë n’hall me Zastavën serbe…

Sa e sa njerëz besojnë që Amerika e paska bombardue Jugosllavinë veç sa me e eksploatue kolonialisht Kosovën. Me ja përthith edhe të fundit rezervë të naftës, gazit natyror, uraniumit e…zeolitit (gjetja ma e re e shtypit serb).

Epo këto marrëzina shtohen e shtohen me Facebook e pa të.

Leni lamentet serbe, rrenat lleftiste e bigotrinë islamike. Tomahowkat amerikane e shkatërruen mini-imperializmin serb. S’ka ma Serbi të Madhe në linjat Viroviticë–Karlovac–Karlobag!

Cilado të kenë qenë motivet amerikane të ndëhyrjes, nji gja âsht e pamohueshme: kostoja e 77 ditëve bombardime të parreshtuna âsht 30 miliardë e fiu, dhe Amerika, për hir të argumentit, do të duhej me e shfrytëzue “naftën”, “gazin natyror” e “uraniumin” tonë për dekada e dekada që me e nxjerr diqysh investimin