Sipas disa të dhënave të publikuara nga Colliers International, Tirana ia ka kaluar edhe Beogradit në lidhje me çmimet e “kripura” të apartamenteve.
Çmimet e apartamenteve në Tiranë kanë pësuar rritje të shpejtë, duke arritur deri në nivelin e 4000 euro për metër katror.
Ky çmim përkatësisht është për apartamentet e projektit të ri që po ndërtohet pranë Presidencës.
Nisur nga këto të dhëna vihet re se në Beograd që ishte kryeqyteti më i shtrenjtë në Europë, çmimi i apartamenteve ishte deri në rreth 3 000 euro metri katror.
Ndërkohë në kryeqytet e tjera të rajonit çmimi është edhe më i ulët:
-Në Podgoricë, çmimi arrin deri në maksimumi 2.200 euro metri katror
-Në Shkup, çmimi arrin deri në maksimumi 2000 euro metri katror
Sa është sipërfaqja totale e parashikuar për t’u ndërtuar gjatë 5 viteve të ardhshme?
-Sipas agjencisë, Colliers International Albania sipërfaqja e parashikuar për ndërtim në zonat qendrore të Tiranës arri deri në 538.000 metra kator.
Ndërkohë sipas Albanian Construction Portal, në Tiranë po zhvillohen 227 projekte ndërtimi.
Pjesën më të madhe në këto projekte e zënë godinat rezidenciale dhe një pjesë të vogël zënë projektet për infrastruktura në qytet.
Çmimet e apartamenteve në kryeqytet:
-Në periferi variojnë 500 deri në 600 euro metri katror
-Në zonat e qendrës shkojnë deri në 3000 euro për metër katror
Ku renditet Tirana sipas Numbeos?
-Tirana renditet si qyteti i dhjetë më i shtrenjtë në Europë
Sipas përllogaritjeve të Colliers, Tirana mbetet mes dy kontrasteve:
-Çmimet në periferi ndër më të lirat në rajon
-Çmimet e apartamenteve luksoze ndër të më shtrenjtat