MENU
klinika

Shifrat

Çmimi i 1 GB internet, ku renditet Shqipëria

06.03.2019 - 16:51

Bazuar në disa të dhëna të bëra publike nga “Cable.co.uk”, vihet re se çmimi mesatar i një gigabyte internet në celular fiksohet në 3.22 dollarë.

Sipas këtyre të dhënave, nga 230 shtete të ndryshme të globit, Shqipëria renditet e 68-ta në botë, si vendi më i lirë në rajon.

Në listën e bërë publike nga “Cable.co.uk“, vendi i parë është çmimi më i ulët, ndërsa vendi i fundit i listës është çmimi më i lartë.

Cili është çmimi më i lirë për një gigabyte?

-Çmimi më i lirë fiksohet në 0.68 dollarë.
-Vendi më i lirë në botë është India, me 0.26 dollarë

konica ekonomiakonica ekonomia mobile

Cili është çmimi më i shtrenjtë?

-Çmimi më i shtrenjtë për një gigabyte fiksohet në 13.18 dollarë
-Vendi më i shtrenjtë në botë është Zimbabve,ku një gigabyte të dhëna kushton 75.20 dollarë

Në hartën e publikuar në “Worldwide Mobile Data”, ngjyra e hapur tregon çmim të ulët, ndërsa ngjyra e errët tregon çmim të lartë.

Përsa i përket çmimit më të lirë për 1 gigabyte internet në celular, Shqipëria sipas të dhënave është vendi i 14 në Europë.