MENU
klinika

Deklarata

“Ç’na bëre”/ Maliqi zbulon mesazhet që i dërgonin Berishës për Bashën

06.03.2019 - 18:16

“Kauza e opozitës për blerje votash qendron”, kështu u shpreh deputeti më i ri i PD, Lefter Maliqi, teksa ishte i ftuar në studion e lajmeve të Ora News.

Ai gjithashtu zbuloi mesazhet që i dërgonin Berishës, pasi Basha mori drejtimin e PD-së.

Sipas jush ekziston kauza që ka ngritur opozita për vjedhje votash?

“Për vjedhje votash, qëndron si nuk qëndron. Ka vjedhur edhe PD edhe LSI, kush më shumë e kush më pak. E di pse kërkojnë largimin e kryeministrit këta?

Këta kërkojnë largimin e kryeministrit sepse e shikon Luli që nuk fiton dot. PD fiton po të ndryshojë lidershpin. Nuk ngjall shpresë, nuk frymëzon, nuk mban fjalë, nuk sjell optimizëm. Flet fjalë të bukura 7 x 6, 49 , këndon tik-take, po nuk është kjo.

Nuk është lider, madje i çonin mesazhe Berishës “çfarë në bëre”, demokratë që ishin aty, i çonin mesazh “kthehu ose të gjendet një tjetër”, dmth nuk ngjit. Unë them e mori doktori për dore e bëri miliarder. Gjynah për demokratët, i la në atë rrugë dhe po i përdor. PD do të fitojë pasi të ikë Luli. Nuk është i aftë Luli”, u shpreh Maliqi.