MENU
klinika

Shtim negativ

Ç’po ndodh me popullsinë në Maqedoninë e Veriut?

25.03.2019 - 09:40

Shtim negativ i popullsisë është shënuar edhe në Maqedoninë e Veriut. Sipas disa të dhënave të publikuara në Kanal 5, shifrat tregojnë se nga tetë rajone në shtetin maqedonas, pesë prej tyre kanë shtim negativ.

Sipas  këtyre shifrave, gjatë vitit 2018 kanë lindur 21666 fëmijë, ose 88 më pak se viti paraprak, kur numri arriti në 21754.

Rënie më të madhe ka në lindje të vendit edhe atë në 11 komuna, respektivisht në Berovë, Dellçevë, Kamenicën maqedonase, Koçan, etj, kurse rritje ka në Likovë dhe Kumanovë.

Shtim pozitiv të popullsisë ka në veriperëndim dhe perëndim të vendit, si në Pjesën më të madhe të rajonit të Shkupit, pastaj në Pollog, Strugë, Dibër, etj.

Lëvizja fshat-qytet e popullsisë gjithashtu paraqet një problem tjetër, ndërkaq migrimi jashtë vendit është problemi që ka marrë hov të madh në vitet e fundit.