MENU
klinika

Akuza e ministrit serb

Daçiç për BE: Nuk i intereson marrëveshja me Kosovën

07.03.2019 - 18:20

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, akuzoi shtetet e Bashkimit Evropian se nuk janë të interesuara për ta zgjidhur çështjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Daçiç u shpreh se Shtetet e Bashkuara mund të kontribuojnë në vazhdimin e procesit të bisedimeve, por vetëm nëse ndihmojnë në heqjen e vendimit për taksën të vendosur nga Kosova.

Këto deklarata ai i ka bërë në prag të vizitës së diplomatit amerikan, David Hale, i cili do të zhvillojë vizita në Beograd dhe Prishtinë në datat 8 dhe 9 mars. Ministri serb vlerësoi edhe një herë angazhimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

David Hale u shpreh më herët se Kosova duhet të heqë vendimin për taksën në mënyrë që të vazhdojë dialogu i Brukselit, pasi, sipas tij, tashmë është koha të arrihet një marrëveshje finale Kosovë-Serbi.

"Hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake"

Nis procesin për hapje të fabrikës për prodhim të municioneve!

Vuçiç “heq dorë” nga “Serbia e Madhe”

Intervista që zuri ngushtë presidentin serb

Ministrja Gërvalla: Rezultat historik

Kosova hap ambasadën e saj në Kolumbi