MENU
klinika

Moti i keq

Dëbora dëmton pemtarinë e banorëve në Klos

14.03.2019 - 21:31

Në fshatin Bel të Klosit, bora e rënë gjatë ditëve të fundit ka shkaktuar probleme të mëdha.

Banorët shprehen se ngrica po u shkatërron pemtarinë që është në lulëzim. Zonat malore ditët e fundit po përballen me një ulje të konsiderueshme të temperaturave, madje nuk kanë munguar as reshjet e dëborës.

Në fshatin Bel në Bashkinë Klos situata duket e rënduar për shkak të dëborës, pasi siç shprehen banorët, ngrica po u shkakton probleme në pemtari.

Sipas tyre, nga pemët që kishin lulëzuar, nuk pritet të marrin ndonjë prodhim të madh pasi ngricat që janë shfaqur prej tre ditësh i kanë dëmtuar masivisht ato.

Ndërkohë prania e akullit dhe e dëborës ka vështirësuar edhe kalimin në akset kryesore të zonës.

Favorizoi djalin e Tom Doshit pas aksidentit

Pezullohet Shefi i Qarkullimit në Lezhë

Në by-passin e Murrizit ka rënie të vazhdueshme të gurëve

Rruga e Arbrit përmbytet nga shiu, vështirësohet qarkullimi

Një itinerar udhëtimi nëpër fshatra, ferma, shtigje e rafting

‘Forbes’ zgjedh Shqipërinë për aventurë emocionuese