MENU
klinika

I përgjigjet Metës

Manja: Populli s’i sheh dot me sy Lulin dhe Monikën

18.03.2019 - 17:21

Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja i është përgjigjur Presidentit Ilir Meta, i cili deklaroi më herët se partitë politike nuk duhet të fshihen pas ndërkombëtarëve.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Manja shprehet se kriza është e opozitës, duke vijuar më tej se populli sipas tij, nuk i sheh dot me sy krerët e opozitës, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi.

“Presidenti i Republikës paska reaguar sot në lidhje me situatën politike në vend dhe mirë ka bërë !
Shkaqet e kësaj krize të opozitës z.President janë disa. Por eksportimi i saj jashtë vendit si krizë e Shqipërisë është një shkak i mjaftueshëm që ju ta thoni një gjysëm llafi ! Jo për gjë po s’ia ka fajin Shqipëria as Lulit e as Monikës pse shumica e popullit s’i sheh dot me sy ! UM”, shkruan depueteti i PS.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin