Pas deklaratëve të forta të presidentit Thaçi në Samitin e Diasporës që po zhvillohet në Tiranë, ka ardhur reagimi i kryeministrit Haradinaj.
Haradinaj thekson se presidenti me ato deklarata i ka bërë dëme të mëdha Kosovës.
“Presidenti i ka bërë dëme të mëdha vendit me idetë e tij lidhur me dialogun dhe me avancimet për ndarje të Kosovës. Pra, diskutimet e tij e kanë pru gjendjen ku jemi sot”, tha Haradinaj.
Kujtojmë këtu që sot gjatë fjalës së tij, Thaçi tha se është pro shkëmbimit të territoreve, por kundërshtoi me tone të ashpra idenë e ndarjes së Kosovës, duke theksuar se një gjë e tillë ndodh vetëm nëse kalohet mbi trupin e tij.
Gjithashtu Thaçi tha se ata që flasin për ndarje të Kosovës janë shërbëtorë të Millosheviçit të cilët ai i kishte përzënë nga Kosova.