MENU

Analiza e dëmit ekonomik, 2018

KLSH zbardh listën e shkaktarëve kryesorë, kryesojnë Tatimet

17.03.2019 - 14:02

Sipas një analize të fundit të Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH), lidhur me strukturën e dëmit ekonomik sipas fushave të caktuara, mësohet se, Tatimet kane qenë shkaktari kryesor i këtij dëmi të konstatuar në vitin 2018.

Shkarkoni Aplikacionin e Konica.al

Lista pasohet nga shitja e qiradhënia e pronës shtetërore bashkë me koncesionet.

Në vend të tretë qëndrojnë Doganat, si shkaktarë të dëmit ekonomik, të pasuara nga Prokurimet Publike.

Për vitit 2018, janë konstatuar shkelje në shumën 213 miliardë lekë ose afërsisht 1,711.1 milionë euro. Nga shkeljet në zbatimin e legjislacionit tatimor është konstatuar një total dëmi financiar prej 13.2 miliardë lekësh.

Nga keqadministrimi i Pronës Shtetërore të dhënë me Qira dhe Koncesione është konstatuar një dëm ekonomik me vlerë totale rreth 6.8 miliardë lekë. Në fushën e doganave është konstatuar një dëm prej 2.1 miliardë lekësh ndërsa në fushën e Prokurimeve Publike është konstatuar një total dëmi financiar në vlerën e 1.1 miliardë lekëve.

Vetë Kontrolli i Lartë i Shtetit ka bërë me dije se dërguar për ndjekje penale në Prokurori 122 drejtues të mesëm e të lartë institucionesh të konsideruar përgjegjës për dëmin financiar.