11.03.2019 - 12:19
Në kuadër të përkujtimit të demostratës së 11 Marsit të ’81, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka dalë me një postim në Facebook.
Kreu i qeverisë së Kosovës shkruan se 11 Marsi i ’81 shënon një epokë vendimtare në historinë e vendit.
“Demonstrata e 11 marsit ‘81 shënon një epokë vendimtare në historinë më të re të Kosovës.
Mijëra studentë zgjodhën rrugën e paqes për ta kundërshtuar shtypjen dhe pabarazinë.
Në përvjetorin e demonstratave studentore, kujtojmë të gjithë ata që guxuan të kërkonin atë që iu takonte, të drejtën e tyre, dhe që i dolën zot këtij vendi, në rrugën drejt çlirimit”, shkruan Haradinaj.