MENU
klinika

Deklaratë nga paraburgimi

Dështon sërish seanca, shkak bëhet vetë Balili

26.03.2019 - 10:46

Është shtyrë sërish seanca gjyqësore për Kelment Balilin ose të ashtuquajturin “Eskobari i Ballkanit”.

Shkak është bërë mungesa e mbrojtjes. Në seancë ka munguar avokati i zgjedhur nga vetë Balili, Theodori Sollaku.

Përveç mungesës së avokatit mbrojtës, edhe vetë Balili ka lëshuar një deklaratë nga paraburgimi ku shprehet se është i sëmurë dhe kërkonte shtyrje të seancës pasi nuk mund të merrte pjesë.

Kujtojmë që Balili akuzohet për “Trafikim të lëndëve narkotike në bashkëpunim, “pjesëmarrje në grupin e strukturuar kriminal”, “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive”, si dhe për “Pastrim parash”.

"Donte që fëmijët dhe bashkëshortja të varroseshin në të njëjtin vend"

Nuk u lejua të merrte pjesë në varrimin fëmijëve, reagon avokati i Erdgys Arrazit

“E thonë hapur që synojnë të ndërhyjnë në...”

Rezoluta e PS/ Alibeaj zbulon skenarin e qeverisë

Kreu i SYRIZA do vizitojë Shqipërinë

Stefanos Kasselakis takim me minoritetin në Drobull!