MENU
klinika

Vrasja në Tiranë

Detajet/ Ekzekutohet Jurgen Kurti, VIP-i i lidhur me dy vrasje

19.03.2019 - 07:51

Viktima në Tiranë, Jurgen Kurti nuk është një emër i panjohur për policinë por dhe për publikun shqiptar. Ai njihet si menaxher i VIP-ve dhe u arrestua para disa vitesh për vrasjen e babait të tij, por kur daja pranoi krimin Kurti u la i lirë. Ai po ashtu akuzohet si i përfshirë në një sherr ku mbeti i vrarë pronari i një marketi në Durrës në 2017, por mundi t’i shpëtojë akuzës, ndonëse familjarët e të ndjerit Agim Arapi, akuzuan Kurtin si autorin e vrajes.

Shoqëria që ai ka regjistruar në QKR mban emrin “Albania Luxury Brands”, ndërkohë që figuron si pronar i 10 bizneseve fitimprurëse në Shqipëri. Kurti njihet edhe për jetën e tij luksoze dhe udhëtimet e shpeshta nëpër botë. Ai po ashtu ka sjellë në Shqipëri reperin e famshëm me Rick Ross.

Policia e Tiranës sqaron se vrasja ndodhi rreth orës 22:20, në rrugën “Zef Jubani”, në rrethana ende të paqarta. Kurgen Kurti rreth 26-vjeç është vrarë me armë zjarri.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Sherbimet e Policisë po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit/eve.

VRASJA E BABAIT TE JURGEN KURTIT

Historia në familjen e Kurtit, u kthye në një serial mediatik që i ngjasonte një filmi, pasi kureshtja shtohej gjithmonë e më shumë për të mësuar se çfarë ndodhi në shtëpinë e tij natën e 4 prillit 2016. Sipas Policisë, atë mbrëmje viktima Artur Kurti (babai) ka hyrë me thikë në dorë në banesë dhe është përleshur me djalin dhe kunatin, ku ka plagosur kunatin. Më pas, në rrethana të cilësuara si të paqarta, në përleshje e sipër, shtetasi Artur Kurti gjeti vdekjen si pasojë e plagëve me thikë.

VDEKJA E PRONARIT TË MARKETIT NË DURRES

Nga ekspertiza mjeko- ligjore u vërtetua se shtetasi Agim Arapi  ndërroi jetë për shkak të problemeve që ka pasur me zemrën, ku nuk ka përballuar dot goditjet me grushta, të kryera nga autorët. Pavarësisht se në vendin e ngjarjes është gjetur një thikë dhe fillimisht u tha se Arapi ishte qëlluar me thikë dhe kishte ndërruar jetë për shkak të plagëve të marra, policia në njoftimin zyrtar, deklaroi se 51-vjeçari ka vdekur për shkak të një ataku kardiak.

Ndërkohë policia e Durrësit shfajësoi Jurgen Kurtin, dhëndrin e një prej autorëve të dyshuar, pasi sipas policisë ai nuk ka marrë pjesë në rrahjen e viktimës.

Për sa i përket rolit të tij, policia tha se viktima ia ka kërkuar paratë për tubin e aspirimit Jurgenit, por më pas kanë ndërhyrë dy vëllezërit Ekonomi, një prej tyre vjehrri i të riut dhe e kanë futur në market ku e kanë rrahur brutalisht sa ka humbur jetën për shkak të problemeve me zemrën. “Gjatë kësaj kohe shtetasi Jurgen Kurti ka qenë jashtë dyqanit ushqimor (qepeni ishte i mbyllur dhe brenda ndodheshin viktima dhe autorët)”, deklaroi zyrtarisht policia.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 11 prillit 2017, rreth orës 19:55 në lagjen Nr.1 Durrës, në dyqanin ushqimor, në pronësi të Agim Arapit.