MENU
klinika

Reagimi i menjëhershëm

Dhoma e Avokatisë kërkon përparësi për vrasjen e Gurrës

22.03.2019 - 21:07

Dhomave e Avokatisë së Shqipërisë ka reaguar lidhur me vrasjen në Elbasan të avokatit të njohur Ravik Gurra.

Përmes një deklarate për mediat, Dhoma e Avokatisë kërkon që ngjarja të trajtohet me përparësi dhe autorët e vrasjes të vihen para drejtësisë.

“Dhoma e Avokatisë të Shqipërisë, nëpërmjet mediave u vu në dijeni të vrasjes me armë zjarri të avokat Ravik Gurra, anëtar i Dhomës të Avokatisë Tiranë.

Ajo e tronditur thellë nga kjo ngjarje, me shqetësim dhe indinjatë të thellë ju kërkon organeve ligjzbatuese duke i dhënë përparësi gjetjes dhe vënies para përgjegjësisë të autorëve të kësaj vepre e cila vjen e bëhet çdo ditë më prezente në kërcënim të jetës dhe shëndetit ndaj avokatëve, veprime që kanë marrë përshkallëzim në rritje ndaj profesionit sa të nderuar aq edhe fisnik të avokatit”.

Avokati, Ravik Gurra, u ezekutua mbrëmjen e sotme me armë zjarri në një lokal në afërsi të Bashkisë së qytetit të Elbasanit, të cilin e frekuentonte vazhdimisht.

"I dërguan ftesë ambadadorit tonë për të marrë pjesë në takimin e tyre, por…"

Rama tregon prapaskenat nga Londra: PD nxit akte antishqiptare në tokë të huaj

"Një grup të vebrish të nxitur nga të verbrit në Tiranë"

Turi me diasporën në Londër/ Rama iu përgjigjet protestuesve

Pse administrata ‘Trump’ nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës

Gjikondi: Taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme

Shoku i tij Martini u vra, ndërsa vetë mori 5 plagë me thikë

Zbardhet dëshmia e 14-vjeçarit tek Trauma!