MENU

Delegacioni shtetëror për dialogun

Dialogu me Serbinë/ Haradinaj kërkon përfshirjen e pakicave

14.03.2019 - 11:03

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka takuar deputeten e komunitetit turk Müfera Şinik dhe Enis Kervan, me të cilët ka bashkëbiseduar rreth përfshirjes së këtij komuniteti në delegacionin shtetëror për dialogun me Serbinë.

Shkarkoni Aplikacionin e Konica.al

Haradinaj ka thënë se pakicat entike në Kosovë duhet të përfshihen në procesin e dialogut me Serbinë.

haradinaj-konica.al
haradinaj-konica.al

“Komunitetet joshumicë përfshirë edhe turqit janë pjesë e pandashme e realitetit të Republikës së Kosovës duke u dhënë mbështetje të gjitha proceseve të shtetndërtimit. Fuqizimi i turqve të Kosovës në kontekst të dialogut me Serbinë ndikon në forcimin e pozicionit të vendit tonë si shoqëri e vlerave, siç janë shumëetniciteti dhe diversiteti kulturor”, ka shkruar Kryeministri në Facebook.