MENU
klinika

Deklarata

Dialogu Prishtinë-Beograd, Mogherini thirrje OKB-së

13.03.2019 - 09:33

“Kosova duhet të heqë tarifën ndaj mallrave serbe dhe të Bosnjës”, kështu i është drejtuar përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Mogherini është shprehur se vetëm pasi të hiqet tarifa do të thërrasë raundin e ri të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Siç e dini, unë personalisht e lehtësoj dialogun. Por, dialogu nuk më përket mua, Bashkimi Evropian apo ndonjë prej nesh rreth kësaj tryeze, ajo i takon dy palëve në dialog. U takon atyre të arrijnë një marrëveshje që do të ishte e pranueshme dhe e përshtatshme për të dyja palët.

Në të njëjtën kohë, një marrëveshje përfundimtare duhet të jetë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe do të duhet të mbështetet nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së”, tha Mogherini, duke shtuar se, për arritjen e këtij qëllimi, është e gatshme të intensifikojë bisedimet me anëtarët e Këshillit të Sigurimit.

Shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini tha se një përfundim pozitiv i dialogut Beograd-Prishtinë do të jepte edhe më shumë shpresë për të gjithë rajonin si dhe do të ishte model dhe një frymëzim për Evropën dhe botën.