Policia ka arrestuar një 43-vjeçar në Dibër, i cili së bashku me vëllain e tij ka dhunuar një mjek mbrëmjen e kaluar.
Në kërkim u shpall vëllai i të arrestuarit si person i përfshirë në dhunën ndaj mjekut në kohën që po kryente shërbimin. Sipas Policisë, i arrestuari është shtetasi me iniciale A.L, ndërsa mjeku i dhunuar është identifikuar si Agron Mezexhiu 70 vjeç.
Njoftimi i policisë:
“Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, u arrestua në flagrancë shtetasi A.L, 43 vjeç, dhe u shpall në kërkim vëllai i tij shtetasi V.L, banues në Dibër, pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin në ambientet e Spitalit Rajonal Dibër, kanë goditur me grushta mjekun shtetasin A.M. Materialet u referuan pranë Prokurorisë Dibër për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, kryer në bashkëpunim.”, thuhet në njoftim.