MENU
klinika

Moti i keq

‘Dimër’ në Ditën e Verës, Veliaj mendon të shtyjë festimet

10.03.2019 - 12:18

Dita e verës këtë të enjte më 14 mars, pritet të shoqërohet me mot të keq e të paqëndrueshëm.

Sipas parashikimit të sinoptikanëve, pritet të jetë një ditë me shi, gjë që mund të vështirësojë festimet e organizuara me këtë rast. Parashikimet duket se kanë vënë në dilemë Bashkinë e Tiranës, e cila ka përgatitur një sërë aktivitetesh për këtë ditë festive.

Kryebashkiaku Erion Veliaj, mendon për shtyrjen e festimeve të dielën, më 17 mars, kur dhe moti pritet të rikthehet i ngrohtë dhe me diell.


“Hej! Më ndihmo 1min me një dilemë!
Të gjitha parashikimet e motit e japin Ditën e Verës, dt.14 shi me gjyma!
Kemi përgatitur 50 aktivitete për fëmijë e të rritur! A mos ja vlen të tregohemi të zgjuar e t’i bëjmë festimet të dielën, dt. 17?
E enjtja pushim gjithsesi”, shkruan Veliaj në Twitter.