MENU
klinika

"Kini kujdes"

Do udhëtoni drejt Italisë sot? AAC paralajmëron

25.03.2019 - 11:13

Nëse keni planifikuar të udhëtoni drejt Italisë sot duhet të kini kujdes.

Autoriteti i Aviacionit Civil shqiptar përmes një njoftimi shprehet se të gjithë pasagjerët që kanë prerë biletën për të udhëtuar sot drejt Italisë, duhet të kenë kujdes pasi punëtorët e sindikatave në shtetin fqinj kanë paralajmëruar një grevë katër orëshe nga 10:00-14:00.

Si pasojë e këtij vendimi priten vonesa në flutuime nga aeroporti i Rinasit.

Autoriteti i Aviacionit Civil shqiptar, i bën thirrje gjithë pasagjerëve që kanë planifikuar të udhëtojnë ditën e nesërme 25 Mars drejt Italisë dhe nga aeroportet e saj, që të kenë kujdes pasi sindikatat e punonjësve në shtetin fqinj, kanë paralajmëruar një grevë 4 orëshe nga ora 10.00 e paradites deri në 14.00.

Si pasojë e kësaj greve pritet të krijohen vonesa të fluturimeve.

AAC i këshillon pasagjerët që të kontaktojnë me kompanitë që kanë rezervuar biletën, për tu informuar për statusin e fluturimit para nisjes drejt aeroportit, në mënyrë që të shmangin pritjet e gjata”, theksohet në njoftim.