MENU
klinika

Poezia, teatri dhe... gratë e Brehtit

Doku-dramë

25.03.2019 - 16:32

“Brecht” titullohet filmi nga regjisori Heinrich Breloer, shfaqur për herë të parë gjatë Berlinales. Aktualisht filmi vjen në televizionin francez dhe gjerman, duke hedhur dritë mbi jetën e poetit Bertolt Brecht.

“Mendoj se kemi mendime të ndryshme, për Brecht-in,” – shprehet regjisori Breloer – çfarë është e vërtetë. Gjatë Berlinales, festivalit të filmit që u mbajt në shkurt, regjisori prezantoi idetë e tij për poetin. Premiera e filmit të tij u shfaq në ekranin e kinemasë së festivalit. Ndërkaq, “Brecht” do të transmetohet në televizion, në Francë. Në Gjermani, filmi mund të shihet fillimisht në “Arte” dhe pak ditë më vonë, në rrjetin ARD. Filmi kushuar poetit Bertolt Brecht, mbetet një prej realizimeve më të mëdha televizive, për vitin 2019

 

Brehti, si figurë fiktive dhe reale në ekran

Regjisori Breloer, shihet (bashkë me kolegun e tij, që ka vdekur më 2013, Horst Königstein) si zbuluesi i dramës-dokumentar, të ashququajtur Doku – Drama, një realizim mes filmit dokumentar dhe atij artistik. Në këtë këndvështrim, Breloer, tashmë mjeshtër i këtioj zhanri, ka prodhuar shumë filma mbi personalitete dhe ngjarje politike, historike apo kulturore, që janë vlerësuar me shumë çmime.

Doku-Drama vlerësohet nga specialistët për shkak të formës “së hapur”, sigurisht, kur kjo arrihet. Filmat tregojnë “të vërtetën” që fshihet pas trillit ose thënë ndryshe: pasurojnë filmin dokumentar nëpërmjet shtesave filmike. Kështu, nuk është çudi që Breloer, mori në dorë edhe një personalitet si Bertolt Brecht, për të realizuar një film për të.

Premiera e filmit “Breht” në Berlinale 2019, regjisori Breloer dhe aktori Tom Schilling

Vizioni i Brecht-it për teatrin: Kundër iluzionit si art

Edhe Brecht ka qenë parizan i “formës së hapur” artistike dhe kulturës së skenografisë së inskenuar. Spektatorët nuk duhet të merren me çështjen e iluzionit. “Po ashtu si Brecht, ai i vë aktorët që të flasin për rolin e tyre, duke ua hequr iluzionin. Po ashtu, ky distancim luan rol edhe për doku-dramën, kur gërshetohen dokumentacioni me lojën artistike,” –  thotë regjisori, për formën dhe përmbajtjen e filmit të tij.

Shikuesi e përjeton Brechtin, për herë të parë në një doku-dramë triorëshe, gjatë periudhës së Republikës së Vajmarit, kohë kur ai ngjitet mes yjeve të teatrit gjerman, fillimisht si djalë i ri në gjimnaz, ku shkruan tekste jopatriotike, më pas, si poet gjenial në moshë të re dhe më pas, me pjesën “Baal” ku e quan veten dhe teatrin, si makinë emocionale.

“Opera për tri groshë” kthehet në pjesë klasike të teatrit

Më pas, Brecht shihet si autor i etabluar në skenë, si shkrues i pjesës “Daulle natën” dhe “Opera tregroshëshe”. Kjo e fundit kthehet në sukses shumë të madh teatral gjatë Republikës së Vajmarit. Në fund të pjesës së parë të filmit për Brehtit, shënohet viti 1933, vit kur nacionalsocialistët erdhën në pushtet dhe Brechti morri rrugën e ekzilit për në Pragë.

Pjesa e dytë e filmit e tregon poetin në periudhën e Gjermanisë së paluftës. Në Gjermaninë Lindore, Brechti vlerësohet prej disave si një nga inovatorët më të mëdhenj dhe prej disa të vjetërve shihet me sy skeptik. Heinrich Broeler, tregon në filmin e tij se Brecht ka miq dhe armiq në të dy kampet politike: tek dashamirësit dhe publiku nga njëra anë, por edhe tek burokratët dhe kujdestarët e mendimit të njëtrajtshëm socialist, nga ana tjetër.

Figurë politike e diskutueshme: Bertolt Brecht

Gjatë jetës së tij, Brechti nuk ka qenë dikush, për të cilin të gjithë kanë të njëjtin mendim, në asnjë kohë dhe në asnjë vend. Edhe në Gjermaninë Perëndimore, të orientuar nga ekonomia e tregut. Në periudhën e pasluftës, Brecht ka pasur përkrahës ashtu edhe kundërshtarë të fortë, të cilët e shihnin poetin si “komunist”.

Ajo mbi të cilën hedh dritë autori, në filmin dypjesësh, është jeta private e lirikut, autorit të pjesëve teatrale dhe aktivistit politik. Si një varg me perla, tema “Brecht dhe gratë”, përshkon të 180 minutat e filmit. Poeti ndriçohet si mik i grave, një njeri të cilit, nuk i intereson shumë morali apo mëshira.

 

Tema e filmit: Gratë në krah të tij

“Miqtë dhe punonjësit që e kanë parë filmin”, –  thotë Heinrich Breloer, – mendojnë se “kur sheh filmin, të bën të mendosh për “edhe unë, gjithashtu”

Kjo është e pashmangshme: Elisabeth Hauptmann, Ruth Berlau, Marianne Zoff, Paula Banhölzer, Regine Lutz dhe aktorja Helene Weigel – e kanë shoqëruar poetin në vitet e jetës së tij. Shpesh, ato jetonin paralelisht bashkë me të. Të gjitha ato, vuanin me Brehtin.

 

Broeler nuk e heq vëmendjen nga këto fakte, por i ndërthur ato me njëra-tjetrën, jetën dhe veprën, dashurinë dhe finesën poetike. Megjithatë, filmi “Brehti” nuk do t’u pëlqejë të gjithëve. Disa mendojnë se, vështrimi në pjesën private është shumë intim, shumë personal, kaq shumë vjet pas vdekjes së poetit. Ka të tjerë, që mendojnë se filmi e ul nga piedestali Brechtin. Siç thotë edhe regjisori: “Mendoj se, kemi mendime të ndryshme për Brehtin.”