MENU
klinika

Këmbimi valutor

Dollari e Paundi rimarrin veten, ç’ndodh me Euron?

06.03.2019 - 12:37

Dita e mërkurë në tregun vendas të këmbimit valutor, ndryshe nga një ditë më parë është hapur me një dobësim të monedhës kombëtare.

Rritjen më të madhe e ka regjistruar dollari amerikan, i cili ka zhvlerësuar lekun me 0.4 pikë. Valuta këmbehet sot për 110 lekë në blerje dhe 110.9 në shitje.

Paundi britanik po ashtu është forcuar lehtë me 0.2 njësi për lekë për t’u ngjitur në kuotën e 144.5 lekëve.

Valuta e eurozonës nga ana tjetër nuk ka regjistruar luhatje gjatë ditës së mërkurë dhe vijon të këmbehet për 124.3 lekë në blerje dhe 125 lekë në shitje.

Sa i takon valutave të tjera të huaja, dollari australian dhe dollari kanadez po ashtu kanë rifituar pikë ndaj lekut, duke u rritur respektivisht për 0.3 dhe 0.2 njësi për lekë.

Ndërsa ka mbetur në të njëjtat vlera me një ditë më parë franga zviceran dhe vijon të këmbehet për 109.5 lekë.