MENU
klinika

Mënyrat se si mundeni

Doni të krijoni pavarësi financiare?

02.03.2019 - 14:44

Ka shumë mite dhe mësime të gabuara kur bëhet fjalë për planifikimin financiar.

Në një shoqëri ku çdo informacion i mundshëm mund të zotërohet me një të klikuar në internet, njerëzit mund të marrin këshilla të shumta, të cilat jo gjithmonë rezultojnë pozitive.

Por, a ka një recetë të saktë që mund të ndihmojë këdo për të arritur një pavarësi financiare deri në pasuri?
Në fakt, është shumë e vështirë të thuash diçka specifike, kur vjen puna tek paraja, kursimi dhe investimi i tyre. Kështu, ajo çfarë mund të funksionojë për dikë, për shumë arsye të tjera, mund të jetë e gabuar për dikë tjetër.

E megjithëatë, thënë sa më sipër, ka disa këshilla të thjeshta dhe specifikie, të cilat mund të ndryshojnë qasjen tuaj ndaj parasë, dhe mund t’ju japin mundësinë të mësoni diçka më shumë për kursimin apo investimin e tyre.

Shumica e njerëzve besojnë se çelësi i pasurisë, është një punë me pagë të lartë.

Po, padyshim që është shumë më e lehtë të ndërtoni një pasuri nëse keni një shumë të ardhurash mujore të konsiderueshem, por ama, nuk është çelësi për të rritur vlerën tuaj neto.

Në fund të ditës, zakonet e shpenzimeve janë arsyeja se pse një atlet profesionist që bën $20 milionë, mund të falimentojë brenda vitit ndërsa një punonjës i thjeshtë mund të dalë në pension si një multi-milioner.

Mendimi afatgjaë, është një karakteristikë e rëndësishme për akumulimin e pasurisë dhe arritjen e pavarësisë financiare. Gjithashtu, rëndësi shumë të madhe është që të mbani shpenzimet tuaja nën kontroll.

Bilanci mujor, mund të jetë ai që do ju tregojë sa shpenzime keni bërë dhe nëse ia kanë vlejtur ose jo. Kështu, në mbyllje të muajit, do të mund të bëni llogarinë dhe do mund të shmangni shpenzime të panevojshme në vazhdim.

Në përfundim, ajo çfarë ka më shumë rëndësi, është vendosja e një qëllimi. Në përgjithësi, vlera reale e të ardhurave tuaja është pjesërisht e përcaktuar nga shuma që ju mund të investoni për të arritur një objektiv, i cili më pas do ju çojë në pavarësi financiare.

Vendosja e këtij qëllimi mund të jetë me rëndësi për mbajtjen e përspektivës suaj mbi kontrollin e të ardhurave. Në qëllimin tuaj, ju mund ta mbani me sukses stilin e jetesës që dëshironi.