11.03.2019 - 12:12
Një tjetër kandidat i Partisë Demokratike ka kërkuar mandatin e deputetit.
Bëhet fjalë për Alban Zenelin, i cili ka dorëzuar sot në KQZ formularin e dekriminalizimit.
Sipas listës së PD-së, Alban Zeneli ka qenë i treti, por nuk arriti të dalë fitues në qarkun e Kukësit.
Pritet që me marrjen e mandatit, Zeneli të zërë vendin e lënë bosh në Kuvend nga ish-deputeti Flamur Noka.