MENU
klinika

Detajet

Durrës/ E zuri korrenti, humb jetën 10-vjeçarja

08.03.2019 - 17:17

Një e mitur ka humbur jetën në qytetin bregdetar të Durrësit, pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në banesën e të miturës, në lagjen Nr.17. Sipas informacioneve, viktima është A.B., 10 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë në banesë pa pasur mundësi të transportohet në spital.

“Më datë 08.03.2019, rreth orës 16:20, në lagjen Nr 17, Durrës, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike, në banesën e saj, shtetësja e mitur A.B., 10 vjeçe dhe si pasojë ka ndërruar jetë. Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punonë për zbardhjen e plotë të ngjarjes”– thuhet në njoftimin e policisë.