MENU
klinika

Tre në pranga

Durrës/ Bllokohet në port një sasi heroine dhe kokaine

27.03.2019 - 21:21

Një sasi e konsiderueshme heroine dhe kokaine është sekuestruar në portin e Durrësit.

Policia kufitare ne bashkëpunim me agjente te sektorit antidroge ne policinë e Durrësit gjatë një kontrolli zbuluan lëndën narkotike.

Lënda narkotike u zbulua në një kamion që pritej të imbarkohej në një prej trageteve të linjës.

Pas ngjarjes mësohet të jenë arrestuar shoferi i kamionit dhe shoqëruar 2 persona të tjerë. Në trupin e të arrestuarve janë gjetur 3 kg sasi heroine dhe kokaine.

Njëri nga shoferët e kamionit e ka lidhur me ngjitës drogën në trup që thuhet se është e llojit të fortë. Është arrestuar drejtuesi i kamionit, emri i të cilit nuk bëhet i ditur dhe as se çfarë transportonte kamioni.

Agjentët bëknë të ditur se ende nuk e kanë mbyllur operacionin.