MENU
klinika

Rrëfimi/ Si e kam njohur...

“E dashur Elona”, Helena Kadare i shkruan të bijës së Sadijes

02.03.2019 - 16:02

E dashur Elona,

M’u duk pak e çuditshme tani qe u ula dhe shkrova ne krye te kesaj letre emrin tend. Sepse bashke nuk kemi shkembyer ndonjehere mesazhe. Ato i beja me nenen tende, Sadijen. Ndaj tani qe po te drejtohem ty me duket e papritur. Siç eshte edhe ngjarja e hidhur qe sapo ka ndodhur. Sepse te gjithe njerezit qe kane nje histori te gjate se bashku, e kane te veshtire ta perfytyrojne qe do te vije nje çast i tille.
Teksa te shkruaj, ne mendjen time ti je perhere Elona e vogel, vajza e shoqes sime te kahershme, Sadijes, qe ka disa ore qe nuk eshte me … I shkrova keto fjale dhe prape me duket e pabesueshme. Ngaqe asnjehere nuk do te mund te duket e natyrshme dhe as e « drejte » humbja e njeriut te afert, edhe pse te gjithe e dime se kjo eshte e pashmangshme.

sadije-agolli-konica.al

I kam ndjekur si nder ethe lajmet qe me vinin nga Shqiperia , nga miqte tane te perbashket, per ecurine e gjendjes se saj. Mengjesi i djeshem kur me telefonuan,per te me thene se nena jote e dashur dhe shoqja ime, ishte nisur ne rrugen pa kthim, me shtangu. Nuk je vetem ti e dashura vajze, qe te erdhi befasishem nisja e saj e shpejte. Jemi shume, gjithe miqte e mikeshat e saj qe kemi mbetur keshtu, pa fjale, nga lajmi per te. Eshte nje rruge qe do ta bejme te gjithe, e megjithate, nuk arrijme dot ta pranojme. Cdonjeri prej nesh eshte i lidhur me qindra e mijera fije dhemshurie, mirekuptimi, here-here paqartesie, por me se shumti dashurie, me krijesa te tjera qe ka perreth dhe humbja e çdonjerit , bashke me misterin e jetes, mbetet perhere e padurueshme. E papranueshme, do te thoshja.
Sikurse e di, miqesia ime me nenes tende nuk nis sot. Ajo fillon shume vite me pare, kur te dyja, vajza te reja dhe pa pervoje, ajo me kaçurrela te zeza, une me gersheta, vinim nga dy qytete te largeta te Shqiperise, per t’u ulur ne bankat e fakultetit te letersise. Bashke me leksionet , do te ndanim edhe dhomen e konviktit. Te gjitha ngjarjet, sekretet tona vajzerore, te vogla apo te medha do rriheshin e do shoshiteshin ne ate dhome te perbashket te konviktit te vajzave, ndertese nje kateshe, barrake e ushtrise italiane, siç thuhej, ne hyrje te rruges se Elbasanit.

E verteta eshte se ndiheshim te lumtura dhe plot gjalleri , gje qe na e jepte mosha, edhe pse e perditshmja jone ishte plot privime dhe mungesa te panumurta. Ne ishim te lumtura qe kishim ikur nga rregullat e rrepta prinderore, te lumtura qe studionim ne degen e dashur te letersise, te gezuara qe kishim ardhur ne Tirane. Te lumtura per gjithçka. Dasma ime ndodhi shpejt, qysh ne vitin e pare te fakultetit, me nje poet te ri , qe sapo kishte nxjerre vellimin me poezi « Shekulli im ». Ishte nje dasem qe shkaktoi shume trazira ngaqe ne vend te kusherinjve dhe farefisit, te ftuar kishte shkrimtare te Lidhjes dhe shoqe te mija te konviktit. Ne kete dasem nena jote u njoh me poetin tjeter, po aq te njohur, babane tend, Driteroin. Gje qe i dha miqesise sone nje dimension te ri .
Shume shpejt erdhet ju, femijet tane. Ti e di fort mire se , siç e ka pershkruar edhe Sadija, emrin tend te bukur qe ke sot , ta ka vene Ismaili. Ishin kohe te paharruara. Po te kujtoj nje detaj te thjeshte, qe ndoshta nuk e di : Kur bisedat tona na merrnin perpara dhe ora e mesnates na gjente aty, darken e hanim se bashku ne dhomen tone te gjumit, shtruar mbi nje valixhe te vjeter, qe e kishte sjelle me vete Ismaili, pas studimeve pasuniversitare ne Moske. Ishin darka te thjeshta, me ushqime te pakta, marre ne kuzhinen e shtepise, atje ku i vinte nena e Ismailit, dhe ku ne te dyja hynim me majat e gishtave, per te mos zgjuar pjestaret e tjere qe flinin… Jo rralle here, kur konvikti ishte mbyllur, Sadija flinte tek ne mbi nje krevat portativ, te ruajtur prapa deres posaçerisht per te. Sa mbremje te bukura e te paharruara qe ishin !

Pastaj koha erdhi e u ashpersua politikisht. Shume probleme, shume shqetesime. Ne nuk rrinim me bashke aq shpesh sa dikur, por fijet e miqesise nuk i preme asnjehere.
Vite me pas, fati e solli te ishim ne te njejten godine banimi, ne Rrugen e Dibres, aty ku edhe jeni sot. Ne ate periudhe , problemet dhe telashet erdhen dhe u renduan dhe ne nuk e patem me kohen e mjaftueshme per te ndare me njeri-tjetrin mendimet dhe gostite. Por, ne ngjarjet e rendesishme te familjeve tona, mbetem perhere bashke. Ne nje darke te tille, aty nga mesi i viteve ‘70, kur une isha duke shkruar romanin tim te pare, i kerkova babaj tend te me shkruante nje skene fshati, qe per mua ishte diçka krejt e panjohur. Driteroi , pa me te voglin hezitim, madje duke qeshur, ma shkruajti aty, mbi tryeze. Ishte nje dialog me « pune fshati », skene qe edhe sot e kesaj dite vazhdon te jete ne roman, ashtu siç e ka bere ai , me doren e tij ate mbremje. Sa kujtime te tilla zene vend ne kete hapesire kohe…

Nena jote e bukur Sadija dhe une, per vite te tera e ruajtem te pacenuar miqesine tone nga turbullirat e kohes. Ne çdo feste, botim te ri a perurim letrar, ne do degjoheshim se bashku ne telefon. Dhe ky komunikim nuk u nderpre edhe kur ne ishim larguar nga Shqiperia.
Hera e fundit qe ndejtem bashke ishte dhjetori i vitit qe sapo lame. Edhe pse e lodhur dhe me shendet jo fort te mire, ajo na priti gjithe gaz, me nje shoqe tjeter te shkolles sone, dhe, me entuziazmin e dikurshem na tregoi punen e jashtezakonshme qe po bente me doreshkrimet e Driteroit. I solli dosjet aty, para nesh, ne ate tryezen e madhe te rrumbullakte ne mes te sallonit te mbushur plot piktura, tryeze qe e gjen tani ne te gjitha reportazhet dhe intervistat qe shkruhen per ju. Nje tryeze trofe !


Bashke me fotografite e shumta qe beme ate dite, duke qeshur qe tanime s’kishim me nevoje per fotograf, si dikur ne konvikt, ngaqe celulari qe mbanim nder duar i bente ato lehtesisht, lame takim te shiheshim ne pranvere, kur ne te ktheheshim, si zakonisht, ne Tirane. Me shoqen tjeter i premtuam se, edhe te mos donte, do ta merrnim me vete ne shetitjet mengjesore nga kodrat e Liqenit te Tiranes. Do te vij se s’ben me ju, tha ajo kur u ndame te shkallet e apartamentit. Deri ne pranvere do ta kem marre veten mire.

Nje premtim qe nuk u mbajt dot…
Elone e dashur, ti tani je vete nje nene e re. Por para se ta perfundoj kete leter, do te doja te thosha se Nena jote , Sadija, ka qene nje vajze, nje grua dhe nje nene e mrekullueshme. Jam e sigurte se ti do te dish t’ua mbash gjalle figuren e saj niperve dhe mbesave qe ajo la pas. Dhe do t’ju falesh atyre per te. Per gjyshen e bukur e te mençur, Sadije.