MENU

Xhek Keruak - letërsia e momentit

“E gjithë jeta është një vend i huaj”

12.03.2019 - 13:22

“Nuk kam asgjë për t’i ofruar askujt, përveç rrëmujës sime”.

Shkarkoni Aplikacionin e Konica.al

Xhek Keruak, shkrimtari dhe poeti amerikan lindi më 12 mars 1922, në një familje me origjinë kanadezo-franceze. Filloi të shkruajë novela që i ri, i frymëzuar nga një emision radiofonik dhe nga veprat e Thomas Wolfe. Pas librit të parë “Qyteza dhe Qyteti”, botuar në vitin 1950, zhvilloi një teknikë të re, shumë spontane, e quajtur ndryshe “letërsi e momentit”, e cila çoi në botimin e librit “Në udhë” në vitin 1957. Në atë kohë, Xheku konsiderohej si udhëheqësi i “Beat generation(“Brezi i munduar”), një term i krijuar nga vetë Kerouaku dhe, siç shprehet ai vetë, fjala “beat” nënkupton një gjendje e ethshme, e shkrirë me gjithësinë dhe ekzaltim permanent, i ngjashëm me atë të shenjtorëve, të cilët përjetojnë një nivel më të lartë vetëdijeje.

Veprat më të njohura të Keruak janë “Në udhë”, konsideruar si manifesti i “Beat Generation”, “Të nëndheshmit”, “Vagabondët qiellorë”, “Vagabondi i vetmuar”, “Big Sur” etj., vepra që rrëfejnë udhëtimet e tij nëpër Shtetet e Bashkuara dhe Meksikë, si dhe qëndrimet e përkohshme në disa lokalitete. Keruak, së bashku me William Burroughs dhe Allen Ginsberg, formuan bërthamën e parë të “Brezit të munduar”, lëvizjen rinore që u përfshi edhe në fushat artistike, poetike dhe letrare, të zhvilluara pas Luftës së Dytë Botërore dhe kryesisht në vitet pesëdhjetë në Shtetet e Bashkuara. Lëvizja lindi nga bota e nëndheshme njujorkeze, plot stimuj nga të ashtuquajturat antikultura, kultura e rrugës. Dhe është pikërisht rruga protagonistja e romanit manifest të “Brezit të munduar” “Në udhë” nga Xhek Keruak. Fjala beat në kuptimin e gjuhës së folur do të thotë i lodhur ose i zhgënjyer, duke iu referuar bashkësisë afrikanoamerikane të periudhës, mirëpo Keruak e bën imazhin pjesë të tijën, ia ndryshon kuptimin duke përfshirë konotacionet optimiste, të bekuar etj. Vazhdimisht Keruak ka shpjeguar se, duke e përshkruar gjeneratën e tij si “e munduar”, ai u përpoq të kapte “shenjtërinë” sekrete të të shtypurve. Po ashtu, ai përshkroi mënyrën e zhvillimit të imazhit, i cili fillon me “bërthamën e stolisë” shkruar në “gjysmë-ekstazë” “të pavetëdijshme”, gjuhën e qeverisur nga tingujt, nga efekti poetik i aliteracionit dhe asonancës, derisa arrin majën. Teknika e tij shpjegon organizimin e pazakontë të mënyrës së të shkruarit, i cili nuk është i rastësishëm apo i dobët, por sistematik në kuptimin më të individualizuar. “Spontaniteti” që e karakterizonte e lejoi të përhapte zërin e tij të veçantë. Xhek Keruak vdiq në 1969 në moshën 47 vjeç.

 Thënie nga librat:

“Unë duhet të jem i lumtur ose të vdes, sepse gjendja ime tokësore është e mbushur me një trishtim të patolerueshëm dhe për këtë fajësoj Perëndinë në vend të vetvetes”.

Qeniet njerëzore e mbjellin tokën e tyre me telashe dhe pengohen mbi guralecët e imagjinatës së tyre krejtësisht shtirake, dhe jeta është e vështirë”.

 

Për mua të vetmit njerëz të mundshëm janë të çmendurit, ata që janë të çmendur për jetën, të çmendur për të folur, të çmendur për t’u shpëtuar, të etur për gjithçka në të njëjtën kohë, ata që kurrë nuk mërziten apo rrinë në të njëtin vend, por digjen, digjen, si fishekzjarre të verdha farfuritëse që shpërthejnë si merimangat nëpër yje dhe në mes shihet ndriçimi i kaltër i shpërthimit final dhe të gjithë ia bëjnë Oooohhh!”.

“Duket se kam një kushtetutë që nuk e toleron alkoolin, aq më pak idiotësinë dhe mospërputhjen”.

“Dua të konsiderohem si poet xhazi që luan një dëshpërim të thellë gjatë një seance pasditen e së dielës”.

 

“Do më duash në dhjetor, siç më deshe në maj?”

 

“E gjithë jeta është një vend i huaj”.

 

 

 

Nga Lis Bukuroca

Prindërve shqiptarë…

Zef Kolombi / profil

Një piktor dhe shumë ngjyra

Van Gogh 20-vjeçar në Londër

Dokumentet e rralla