Britania do të nisë javën e ardhshme kërkimet për Bleona Matën, e zhdukur prej 9 vitesh.
Drejtor i CRCA, Altin Hazizaj njoftoi se javën e ardhshme do të shpallen zyrtarisht kërkimet në Britani. Ai shton se do të bashkëpunojnë edhe me kompaninë botërore, Amazon.
“CRCA Shqiperi, fale nje bashkepunimi te shkelqyer me Rrjetin Global te Femijeve te Humbur, Qendren per Femijet e Humbur ne Shqiperi dhe ALO 116, kemi mundur te prodhojme identikitin e ri per Bleona Mata-n, qe ka humbur thuajse prej 10 vjetesh. Dje dhe sot ky imazh eshte bere publik, se bashku me kerkesen tone: Nese mendoni se e keni pare Bleonen diku telefononi falas ne 116-000.
Nderkohe qe javen e ardhshme se bashku me Policine Britanike, Qendren Britanike per Personat e Humbur dhe BBC do te shpallim kerkimin per Bleonen ne Mbreterine e Bashkuar. Ne urojme qe te kemi te dhena te reja per Bleonen. Nderkohe ne jemi duke punuar edhe me Kompanine Globale AMAZON qe programi i tyre i mirenjohur i inteligjences artificiale te kerkoje ne web cdo foto te mundshme te Bleones, bazuar tek identikiti i saj i ri!
Jemi vertete te entuziazmuar nga mbeshtetja globale qe kemi marre per kete rast!“, shkruan Hazizaj në Facebook.
Bleona Mata u zhduk më 22 maj të vitit 2010 teksa kulloste bagëtitë në malin e fshatit Zapod, të Kukësit, shumë pranë banesës së saj së bashku me 5 vajza të tjera .