MENU
klinika

Parandalimi!

E keni bërë vaksinën? Sa të rrezikuar jeni nga Poliomeliti

24.03.2019 - 16:25

Falë vaksinës efektive, që nga viti 1990 rastet e përhapjes së poliomelitit janë zogëluar ndjeshëm.

Por, poliovirusi është ende një kërcënim për shëndetin e disa njerëzve.

Polio, ose poliomeliti, është një sëmundje infektive dhe potencialisht vdekjeprurëse. Ajo është shkaktuar nga poliovirusi.

Virusi përhapet nga personi në person dhe mund të pushtojë trurin e një personi të infektuar dhe palcën kurrizore, duke shkaktuar paralizë (nuk mund të lëvizë pjesë të trupit).

Falë vaksinës polio, mjekëve dhe prindërve që vaksinojnë fëmijët e tyre në kohë , poliomeliti është pothuajse eliminuar në për rreth 30 vjet.

poliomeliti-konica.al
poliomeliti-konica.al

Por pavarësit këtyre fakteve, ka ende disa njerëz që mund të preken nga kjo sëmundje. Njerëzit më në rrezik janë:

-ata që kurrë kanë bërë vaksinën polio;

-ata që kurrë nuk kanë marrë të gjitha dozat e rekomanduara të vaksinave;

-ata që udhëtojnë në zona që mund t’i vënë në rrezik për të marrë poliomelitin;

Koha e vaksinimit kundër polimelitit tek fëmijët:

Për mbrojtjen më të mirë, fëmijët duhet të marrin katër doza të vaksinës polio. Kjo vaksinë me gjilpërë në krah ose në këmbë dhe është jashtëzakonisht e sigurt.

Në rastin ideal, fëmija duhet të marrë një dozë në moshën:

-2 muajsh;

-4 muajsh;

-6 deri në 18 muajsh;

vaksina ne femije
vaksina ne femije

Dhe pastaj një dozë përforcuese në moshën 4 deri në 6 vjeç.

Vaksina e polio inaktivuar (IPV) nganjëherë mund të jepet në të njëjtën shiringë me vaksina të tjera (me fjalë të tjera, në një vaksinë kombinative), prandaj diskutoni këtë opsion me mjekun e fëmijës.

Marrja e dozave të rekomanduara të vaksinës së poliomelitit është një pjesë jashtëzakonisht e rëndësishme për luftën kundër përhapjes së këtij virusi.