MENU
klinika

Xhelatët e tu...

E larguan nga puna/ Rama i kërkon ndjesë punonjëses: Me vjen zor!

27.03.2019 - 13:11

Gjatë një takimi me qytetarë që kanë gjetur zgjidje pas denoncimit të rasteve të tyre në platformën e bashkëqeverisjes kreu i qeverisë Rama i ka kërkuar ndjesë një zonje të cilën e kishin larguar nga puna.

Ajo ishte nga Vlora dhe tregoi të gjithë kalvarin që kishte kaluar nëpër gjyqe e vetme dhe pa avokat.

Pas fjalës së gruas, Rama nuk mohoi të pranonte se i vinte shumë zor nga e gjithë sa kishte ndodhur.

Rama: Nga Vlora je?

Gruaja: Po

Rama: Më vjen shumë zor që ka ndodhur kjo gjë se jam deputet i Vlorës, dhe nuk kemi kujt t’ja hedhim fajin, përgjegjësia është direkt e Qeverisë, një e metë jotja është që nuk e ke bërë më përpara këtë kërkesë se platforma ka kohë që ekziston dhe duhet të kishe marrë më shpejt përgjjgje. Unë të siguroj që shkaktarët e kalvarit do ndëshkohen, drejtori apo drejtorët që të kanë mohuar të drejtën dhe të kanë persekutuar në kuptimin më të plotë të fjalës do largohen.

Gruaja: Janë larguar

Rama: Epo mirë kjo tregon që edhe pjesa tjetër që them është e vërtetë, që kur fitojnë viktimat e abuzimit të administratës ndëshkohen xhelatët dhe më vjen shumë mirë që xhelatët e tu janë larguar.