Një ngjarje e rëndë ka tronditur botën e medias në Kosovë.
Gazetarja e medias online “Telegrafi”, ka ndërruar jetë në moshën 27-vjeçare si pasojë e një goditjeje në zemër.
Lajmi është bërë i ditur nga mediat kosovare. Qendresa Rashiti Hulaj ishte e martuar dhe nënë e një vajze.
‘Sot, papritmas ka ndërruar jetë punëtorja e Telegrafit, Qendresa Rashiti-Hulaj. Qendresa ndërroi jetë në moshën 27 vjeçare, pas një sulmi në zemër. Ajo ishte e martuar dhe nënë e një vajze.
Me ikjen e hershme në amshim të Qendresës, Telegrafi mbeti pa punëtoren e shkëlqyeshme dhe pa kolegen shembullore.
Varrimi i të ndjerës bëhet nesër (e diele) në orën 13:00 në varrezat e fshatit Prejlep të Deçanit. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Rashiti dhe Hulaj’, shkruhet në postimin e Telegrafit.