20.03.2019 - 12:29
Një punëtor ka humbur jetën në Kukës, pasi ka rënë nga një lartësi teksa ka qenë duke punuar.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur te ura Përbregut, rreth 6 kilometra nga Kukësi.
Viktima është 32-vjeçari, Alfred Frroku, punëtor dublimit të urave.
Policia dhe ambulanca kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ndërsa po hetohet për të zbuluar shkaqet e aksidentit.