09.03.2019 - 20:27
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Peqinin mbrëmjen e sotme.
Vëllai ka vrarë me armë gjahu vëllain e tij 21-vjeçar.
Viktima është identifikuar si Roland Lleshi, 21-vjeç, banues në fshatin Gulash të Peqinit.
Dyshimet e para janë se 21-vjeçari është vrarë aksidentalish nga vëllai i tij 14-vjeçar.
Forca policie në vendngjarje kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe motiveve të ngjarjes.