MENU
klinika

EMRAT

E rëndë në Shkodër, vriten 2 vëllezër

30.03.2019 - 10:05

Duket se krimi nuk ka të ndalur në Shkodër. Në këtë qytet një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme.

Si pasojë e disa të shtënave me armë që janë dëgjuar në lagjen Kiras kanë mbetur të vdekur dy persona.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarje dhe ka identifikuar viktimat si; Astrit dhe Ibrahim Bilali.

Në zonën e quajtur “Livadhe” është gjetur një makinë e djegur, e cila mendohet se u përket autorëve të krimit.