MENU
klinika

Shqipëria në krizë lindshmërie

Ecuria e lindjeve deri në 2031, tre hipotezat e reja

22.03.2019 - 10:38

Perspektiva e popullsisë në Shqipëri po vjen çdo ditë e në rënie.

Bazuar në këto të dhëna vihet re se Shqipëria është pranë një krize lindshmërie. Kjo për shkak se riprodhimi është ulur në një fëmijë për çdo grua gjatë dekadës së fundit.

Të dhënat:

-Nga 2014-2018 mosha mesatare e lindjes në Shqipëri ka pësuar një rritje konstante lineare me 0.27%

-Mosha mesatare e lindjes do vazhdojë rritjen me të njëjtin ritëm deri në 2031.
-Në këtë vit MML pritet të arrijë deri në 31.5 vite

Perspektiva e lindjeve sipas tre hipotezave

INSTAT:

-Lindshmëria e lartë; Hipoteza e ISF së lartë është projektuar që të arrijë nga 1,37 lindje për grua në vitin 2018 në 1,8 lindje për grua në vitin 2031.

-Lindshmëria e mesme; ISF e mesme është projektuar të arrijë nga 1.37 lindje për grua në 2018 në 1.5 lindje për grua në 2031 duke ndjekur një funksion logaritmik

-Lindshmëria e ulët; ISF e ulët është projektuar me anë të një funksioni logaritmik të arrijë nga 1.37 lindje për grua në 2018 në 1.2 lindje për grua në 2031.