MENU
klinika

Ekzekutimi i Ravik Gurrës në Elbasan

Ç’vendim mori Dhoma Avokatisë?

25.03.2019 - 09:11

Ekzekutimi i avokatit të Emiljano Shullazit dhe mikut të Çapajve, Ravik Gurra në mes të Elbasanit teksa po pinte një kafe ka sjellë reagime të shumta.

Në një mbledhje të zhvilluar sot, Dhoma e Avokatisë në Elbasan ka vendosur që të bojkotojë punën për 3 ditë.

Ata kanë kërkuar solidaritet nga ana e kolegëve të tyre në të gjithë vendin.

Kujtojmë që Gurra u vra në qendër të qytetit në orën 8 të mbrëmjes.

Ai ishte i ulur në kafe i shoqëruar me dy të tjerë në tavolinë, kur është qëlluar nga autori i maskuar pas koke.

Ai njihet për mbrojtjen e çështjeve të bujshme si ajo e Çapajve dhe Shullazit.