MENU
klinika

Përgjegjësit para drejtësisë

Elbasani në alarm, vetëm në shkurt 36 vatra zjarri

06.03.2019 - 15:38

Në Elbasan tashmë janë regjistruar vetëm për muajin shkurt rreth 36 vatra zjarri, duke e shndërruar këtë situatë në një nivel alarmant për qytetin.

Gledjan Llatja, prefekti i Qarkut, thotë se zjarret janë të qëllimshme dhe duhen vënë përpara drejtësisë përgjegjësit.

Ende pa nisur vera, zjarret janë kthyer në një problematikë për Elbasanin.

Vetëm në muajin shkurt në këtë qark janë regjistruar rreth 36 zjarre.

zjarr elbasan-konica.al

Prefekti, Gledjan Llatja, në një mbledhje me drejtuesit vendor tha se zjarret kanë qenë të qëllimshme dhe kërkoi nga Policia vënien përpara përgjegjësisë të personave përgjegjës.

“Evidentimi i personave dhe vënia e tyre para përgjegjësisë ligjore, e atyre personave që kanë vënë zjarrin. Nuk janë zjarre rastësore në gjykimin tim, kanë qenë të gjitha të qëllimshme.”

Mustafa Arapi, shef i emergjencave prane Prefekturës, kërkoi se çdo banor duhet të njoftojë administratorin e njësisë në të cilën banon për djegien e shkurreve apo elementëve të tjerë, duke lokalizuar kështu vatrën e zjarrit me shpejt nëse zjarri merr përmasa favorizuar nga era.