MENU
klinika

Akuzat

PD protestë me emigrantët në Athinë: Të largohet Rama

10.03.2019 - 13:44

Një grup emigrantësh shqiptarë që jetojnë në Greqi, kanë protestuar para ambasadës shqiptare në Athinë. Duket se protesta e opozitës i ka kaluar kufinjtë. 

Mësohet se protesta është organizuar nga dega e PD në Greqi. Përmes  fjalimeve të mbajtura para ambasadës, protestuesit kërkuan largimin e qeverisë Rama.

Ata e cilësuan qeverinë si hajdute dhe mashtruese, që ka braktisur interesat e qytetarëve të vet, që nuk do t’ia dijë për premtimet e dhëna për të lehtësuar jetën e emigrantëve shqiptarë në Greqi.

Kryetari i degës së PD në Greqi, Fatmir Gjoci u shpreh se kjo qeveri sipas tij ua ka nxirë faqen shqiptarëve në emigracion me imazhin e kanabizimit dhe të kryeministrit që përkrah kriminelët dhe ka ardhur në pushtet me blerjen e votave nga krimi.

 

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin