MENU
klinika

Reagon Fabrici

‘BE do paqe mes Kosovës dhe Serbisë’

11.03.2019 - 17:00

Kreu i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, Sam Fabrici ka thënë se Brukseli është i angazhuar për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Fabrici, ka nënvizuar se Brukseli është i angazhuar për të arritur një marrëveshje. Kjo marrëveshje, thekson ai –  do të jetë ligjërisht detyruese dhe  ka për synim normalizimin e plotë të marrëdhënieve.

Fabrici, duke mos dashur ta komentoj deklaratën e fundit të Nënsekretarit të Shtetit Amerikan për Çështjet Politike David Hale, i cili tha se “qëndrimi i SHBA është një njohje e pranueshme reciprokisht e Kosovës dhe Serbisë”, theksoi  se edhe qëndrimi i BE-së për njohjen e Kosovës është i qartë.

“ Ne jemi në favor të arritjes së një marrëveshjeje që do të jetë ligjërisht e detyrueshme, me normalizimin e plotë të marrëdhënieve”, deklaroi Fabrici.

Shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi nuk ka dashur të komentojë pikëpamjet e partive të tjera apo rezultatin e mundshëm të dialogut.

Ndërkohë Hale gjatë qëndrimit të tij në Prishtinë deklaroi se, Kosova është përpara hapit kyç në rrugën drejt një të ardhmeje të begatë.

Sipas tij, për t’u arritur kjo gjë, duhet marrëveshja gjithëpërfshirëse në mes të Kosovës dhe Serbisë, në të cilën pika kyçe është njohja e qëndrueshme në mes të dyja shteteve.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë