MENU
klinika

Modelja e famshme

Fiton mln euro, por nuk paguan qiranë e shtëpisë!

06.03.2019 - 18:21

Emily Ratajkowski janë një nga modelet më të kërkuara nga kompanitë më të famshme në botë dhe së bashku me bashkëshortin e saj, Sebastian Bear-McClard, kanë një pasuri prej 18 milionë dollarësh, por sërish ata nuk paguajnë qiranë e shtëpisë!

Ajo dhe producenti i njohur jetojnë në një shtëpi në New York në lagjen Noho duke përdorur një ligj të vjetër, i cili ndihmon artistët në nevojë. Modelja e famshme Emili Ratajkowski dhe bashkëshorti i saj Sebastian Bear-McClard janë hedhur në gjyq nga pronari i apartamentit ku ata po jetojnë.

Sipas qiradhënësit, çifti nuk ka paguar për jetesën e tyre në këtë apartament prej më shumë se një viti, duke shfrytëzuar një ligj që ndihmon artistët që nuk paguhen dhe familjet në nevojë me një pagesë minimale për një kohë të pacaktuar.