MENU
klinika

Detajet

Flakët ‘mbërthejnë’ Dibrën, zjarri vijon të përhapet

09.03.2019 - 16:11

Një sipërfaqe e madhe pyjore është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të shtune në qarkun e Dibrës.

Mësohet se në pushtetin e flakëve janë dy hektarë pyje në Qafë-Buall. Drejt vendit të ngjarjes janë nisur zjarrfikëset e bashkisë Klos dhe asaj Bulqizë.

(Foto ilustruese)

Pavarësisht se zjarri është ne territorin e bashkisë Klos, në ndihmë ka shkuar edhe zjarrfikësja e Bulqizës.

Ndërkohë kanë nisur menjëherë hetimet për të zbuluar shkaqet e zjarrit, i cili po vijon të djegë një sasi të madhe pyjesh në Qafë Buall.