MENU
klinika

E konfirmon kryeministrja serbe

Franca dhe Gjermania nismë për zgjidhjen e dialogut Kosovë-Serbi

21.03.2019 - 20:41

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrja Ana Brnabic kanë folur të enjtën, për një nismë të Francës dhe Gjermanisë e cila mund të zhbllokojë dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, por asnjëri nuk kanë dhënë detaje se për çfarë iniciative bëhet fjalë konkretisht.

Presidenti serb, tha se pret nga Franca dhe Gjermania apo BE-ja, të bëhen më aktive në procesin negociues ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

“Unë mendoj se ne do të shohim disa nga nismat e tyre në të ardhmen e afërt,”, deklaroi ai pa dhënë më shumë detaje.

Thaçi

Disa orë më vonë, edhe kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabic foli për këtë nismë të dy vendeve evropiane, duke thënë se ajo ka të bëjë me heqjen e tarifës.

“Heqja e tarifës nga ana e Prishtinës nuk është as në horizont, mirëpo iniciativa franceze dhe gjermane ka të bëjë me heqjen e saj”, deklaroi ajo.

Për të rifilluar dialogun, Serbia kërkon nga Prishtina të heqë tarifën ndaj mallrave serbe të vendosur në nëntor të vitit të kaluar si kundërpërgjigje të asaj që Prishtina e quan fushatë të Serbisë për parandalimin e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Bashkimi Evropian ka bërë vazhdimisht thirrje për heqjen e saj, ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë thënë se taksa nuk është në përputhje me interesat amerikane.

"Hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake"

Nis procesin për hapje të fabrikës për prodhim të municioneve!

Vuçiç “heq dorë” nga “Serbia e Madhe”

Intervista që zuri ngushtë presidentin serb

Ministrja Gërvalla: Rezultat historik

Kosova hap ambasadën e saj në Kolumbi