MENU
klinika

Dukagjini i Krujës

Fshati i ‘mbytur’ nga mbeturinat!

16.03.2019 - 15:10

Mbi një kilometër rrugë që lidh fshatin Dukagjin me Adriatikun në Krujë është kthyer në një vend depozitim mbetjesh urbane. Për banorët e zonës janë burim sëmundjesh dhe shembull i dështimit për menaxhimin e problematikës.

Një pjesë janë hedhur aty nga banorët e zonës, por shumica vijnë nga Komuna Thumanë thonë banorët.

Shpesh herë pirgjeve me mbetje u vihet flaka dhe rreth 3000 banorë detyrohen të jetojnë për ditë më radhë me pasojat e ndotjes

Banorët thonë se e kanë ngritur këtë problematikë tek përfaqësuesit në pushtetin lokal dhe qendror, por përveç premtimeve elektorale nuk kanë marrë asnjë zgjidhje.

“Kur vijnë zgjedhjet vijnë dhe ulen këmbëkryq, thonë do bëjmë këtë apo atë, por në fakt nuk bëjnë asgjë.”-tha një banor.